Rrjeti ishte në dyshime nëse Vivien dhe Getinjo i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas romancës së bukur që nisën në “Big Brother VIP Kosova”.
Shkak për këtë lajm u bënë disa statuse të reperit në Instagramin e tij ku njoftoi se po vuante një fazë depresioni.
Mirëpo, burime për revistën “Who” bëjnë me dije se Getinjo dhe Vivien jo vetëm që s’janë ndarë, por do të bëhen prindër për herë të parë.
Momentalisht, çifti ka preferuar të qëndrojë larg publikut e ta shijojnë në privatësi pritjen e ëmbël. Kujtojmë se nga çifti nuk ka ende një deklaratë zyrtare.
“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë. Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”, ishte deklarata e Getinjos diten e djeshme.
Ndonëse përmendi se gjithë kjo gjendje e tij nuk ka të bëjë më ish-banoren e “BBVK”, ai sërish la të kuptojmë që i kanë dhënë pak kohë njëri-tjetrit.
Në lidhje më këto aludime së fundmi ka reaguar edhe Vivien Thano duke postuar një foto në “videocall” më Getinjon.
“Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni.”, shkruante ajo.
Diskutime rreth kësaj post