Nga e marta 5 Janar 2021 Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED përzgjodhi prej 2019-s 6 gjyqtarët e rinj kushtetues. Sipas ligjit KED riformatohet çdo vit duke nisur me trupën e re nga 5 Janari, ndërsa shorti i hedhur në presidencë më 4 dhjetor 2020 la Tushën jashtë KED-së.
9-të anëtarët e rinj të KED janë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtar zëvendësues nga Gjykata Kushtetuese u zgjodh Fiona Papajorgji. Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Pupe pritet të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021.
Përfaqësues i prokurorisë së përgjithshme u zgjodh prokurori Adnan Xholi, aktualisht drejtues në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjykata e apelit do të përfaqësohet nga gjyqtarët Astrit Kalaja dhe Elona Toro dhe prokuroria e apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi. Rilinda Selimi do të jetë përfaqësuesja e Gjykatës Administrative në KED, e cila nga 5 Janar do të mbajë mbledhjen e konstituimit për një mandate deri më 31 dhjetor 2021.
KED e 2020 kishte në përbërjen e saj Ardian Dvoranin, i cili pas largimit u zëvendësua nga Vitore Tusha, po ashtu pjesë e KED ishte edhe ish kryeprokurorja Arta Marku e cila përgjatë 2021 s’do të jetë më. Këshilli Emërimeve në Drejtësi kontrollon, interviston, pikëzon e rendit listën e kandidatëve për gjykatën kushtetuese të cilën më pas ja përcjell presidentit e parlamentit për emërim.
Diskutime rreth kësaj post