12 shtatori ka ulur për herë të parë në banka rreth 29 mijë nxënës. Risi e këtij viti të ri shkollor është Abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë dhe futja e një lënde të re, ajo e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.
Kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi ndodhej në shkollën “Jeronim de Rada” për t’i uruar nxënësve të klasës së parë suksese.
Kryeministri kishte edhe një këshillë për vogëlushët.
“Bëni qejf dhe punë. Puna është qejfi më i madh”, u tha kryeministri me nota humori.
Ai shtoi se duke qenë se për herë të parë futet mësimi i teknologjisë që në klasë të parë, u pa e udhës që të fillohet me 100 nxënës për të parë si do shkojë.
Rama: Më pas menjëherë do shtojmë të tjera. Siç kemi folur do shtrijmë më tutje gjithë programin e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë të re e cila ka filluar të formësohet.
Sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës rreth 29 mijë nxënës.
Diskutime rreth kësaj post