Gjithçka u ka mbetur janë ata vetë. Ndaj nuk ndahen asnjë çast. Bashkë me disa qindra të tjerë të dëmtuar nga tërmeti, Natasha dhe Kostandin Allkanjari e priten ndërrimin e viteve në një nga hotelet e Malit të Robit.
Buzë detit, era fryn e ftohtë, po një kafe e çaj i ngrohtë shoqëruar me pikëpyetjet më të mëdha që u ka ofruar jeta këtë herë është kthyer në rutinën më të re, që kanë krijuar larg shtëpisë, që nuk ekziston më. Për herë të parë, që nga çasti kur u larguan me ndihmën e një vinçi, në të gdhirë të 26 nëntorit, ata kthehen për të parë çfarë ka mbetur nga pallati ku kaluan një jetë të tërë.
Kostandin Allkanjari, ish-banor i pallatit 1032 (duke treguar se ku ndodhej apartamenti i vet)
Një jetë plot kujtime, sfida, gëzime dhe zhgënjime e shkërmoqur në një minutë vetme. Gjithçka ka mbetur nga pallati 1032 në lagjen 6 të Durrësit, apo te “Dy gjelat”, ku humbën jetën dy gra, është zhdukur. Kërkojnë mes asaj ç’ka mbetur mos gjejnë diçka të njohur. Por jo. Fadroma ka sheshuar gjithçka. Ka vetëm një hapësirë rrënojash rrethuar me rrjetë, ndaj bashkëshortët nuk i përmbajnë dot lotët.
Kostandini: – Ndjehem shumë keq. Kjo ka qenë jeta jonë. Gjithçka për mua ka marrë fund. Vetëm nëse vë dorë shteti. Nuk kam asnjë vend ku të shkoj.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post