Viti 2020 për Gjermaninë nuk do jetë edhe aq fatsjellës, pasi shteti gjerman po përballet me probleme të shumta ekonomike, pasi kompanitë vazhdojnë të kenë sfida për shkak të taksave të larta, dhe mungesës së punëtorëve të aftë.
Angela Merkel, e cila do tërhiqet si Kancelare në 2021, do të përballet me perspektivën e parashikimeve të dobëta. Një studim i fundit nga Reuters tregoi se përfaqësuesit e bizneseve të mëdha presin që viti i ardhshëm të jetë një vit i dobët për ekonominë.
Dieter Kempf, presidenti i BDI (Federata e industrive gjermane), është shfaqur si një nga kritikët më të hapur të qeverisë dhe i ka nxitur politikanët të zgjohen e të përballen me realitetin ekonomik.
Kempf tha: ”Ne jemi bërë një vend i përgjumur, pasi kemi qenë të mirë për 10 vite me radhë.Kjo qeveri duhet të bëjë një përpjekje për më shumë investime. Edhe eksportet gjithashtu janë duke ngecur.”
Kritikat ndaj Merkel dhe qeverisë së saj nuk shprehen më vetëm në bisedime, e në prapavijë, por fliten hapur.
Sipërmarrësi gjermani dhe presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Berlin, Eric Schweitzer, thekson se reforma e fundit e taksave të korporatave ishte më e lartë se 10 vite më parë. Pas viteve të lulëzimit, ekonomia e Gjermanisë ka të ngjarë të jetë rritur vetëm për 0,5 %, në 2019.
Politikanët në Berlin shpresojnë se fundi i pasigurisë së Brexit, do ndihmojë ekonominë të rikthehet në rrugën e duhur. Por pasiguria do mbetet akoma për shumë parti, pasi Boris Johnson do largojë Britaninë nga BE në 31 janar. Kryeministri është zotuar të mos e zgjasë periudhën e tranzicionit të Brexit, që do të thotë se një marrëveshje e tregtisë së lirë do duhet të sigurohet në vetëm 11 muaj.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, parashikoi se ekonomia e eksportit të qytetit do hynte ”në ujëra të turbullt”, gjatë Vitit të Ri. Sipas mendimit të Dhomës, normat pozitive të rritjes së viteve të kaluara të eksportit, janë një gjë e së kaluarës.
Diskutime rreth kësaj post