Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në hapjen e sesionit të gjashtë, paralajmëroi se 2020 do të mbahet mend si viti i përshkallëzimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Deklarata e Ballës:
“Do të doja që këtë fillim sesioni, qëllimi ynë, pika e parë, që do të jetë edhe themeli i mandatit të tretë, do të jetë përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Shumë shpejt do të sjellim jë bazë ligjore të konsultuar me partnerët tanë. Viti 2020 do të mbahet mend, jo vetëm si viti i rindërtimit por edhe viti i vënies para luftës të çdo pasurie që buro nga krimi”, u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post