E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” këngëtarja Bleona Qereti u pyet sërish për operacionet plastike.
Ajo pranoi sërish se kishte bërë vetëm hundën madje “sfidoi” koleget e saj të tregonin fotot nga viti 1996 deri në 2017. “Kam hundën operacion plastike, i ftoj koleget e mia që thonë nuk kanë të nxjerrin fotot që nga 1996 deri në 2017,”-përfundon Bleona.
Përmes një kolazhi fotosh që në fëmijëri u panë ndryshimet e Bleonës në paraqitje dhe gjithashtu ajo u shpreh për fillesat, koncertet apo edhe vështirësitë që ka hasur.
Në një çast ajo kujtoi sesi tezja e saj e ushqente pas kuintave me hallvë dhe petulla. “Ha të keqen tezja se je dobsësuar,”-u shpreh këngëtarja duke kujtuar se nuk kishte shumë kohë të grimohej por thjesht të ndryshonte veshje për këngën e radhës, ndërkohë që ndodhej në koncert.
Diskutime rreth kësaj post