Profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Francis A. Boyle, nga Illinois, i cili ka punuar në përgatitjen e armëve biologjike të përdorura në luftën kundër terrorizmit në vitin 1989, argumenton se virusi Zika, në formën që tani është duke u përhapur në Amerikën Qendrore dhe Latine, është krijuar pikërisht si një armë biologjike, transmeton zeri.info
Në fakt, ai beson se dikush donte që mikroorganizmi i rrezikshëm që ishte zbuluar në fillim të shekullit të 20-të në një specie të majmunëve, të bëhet më rezistent dhe më lehtësisht i transmetueshëm tek njerëzit, gjë e cila dyshohet se çoi në shpërthimin epidemik në fund të vitit 2015.
Mediat braziliane, ku virusi Zika ka marrë vrull, menjëherë pas këtij lajmi kanë publikuar pohimet se virusi Zika transmetohet nga mushkonjat e reja të modifikuara gjenetikisht. Përndryshe, ky vend ka filluar një shkatërrim në masë të mushkonjave, bartësit kryesor të virusit Zika.
Diskutime rreth kësaj post