Ndërsa koronavirusi ka shkaktuar panik në botë, një sëmundje misterioze ka kapluar vendet afrikane, Etiopi dhe Somali. Simptomat janë të frikshme, të del gjak nga hundët, sytë bëhen të verdhë dhe më pas vjen vdekja.
Sipas medias lokale, deri tani kanë humbur jetën 15 persona, nga ky virus apo sëmundje enigmatike që ende nuk është konfirmuar se çfarë është.
Sipas “The Guardian”, vendasit ia vënë fajin mbetjeve toksike që lëshohen nga shpimi i naftës kineze. Efekti i kësaj sëmundje është gjithashtu në fshatrat afër një projekti me gaz në Somali.
Njerëzit thonë se fillimisht sytë e pacientëve bëhen të verdhë dhe para se të shfaqen ethet, gjithë trupi ënjtet. Pas kësaj, gjaku fillon të dalë papritmas nga sytë e goja dhe pastaj ata vdesin.
Simptoma të tjera të kësaj sëmundje të panjohur përfshijnë pëllëmbët e zbehtë, humbjen e oreksit dhe pamundësinë për të fjetur. Ende nuk dihet asgjë në lidhje me këtë lloj sëmundje dhe nga se shkaktohet.
Diskutime rreth kësaj post