Ndonëse jemi habitur me disa nga banorët e “Big Brother Albania”, e njëjta gjë ndodh edhe në “Big Brother VIP Kosova”, vajzat e showbizzit po bëjnë xhiron e rrjetit me gafat e lëna në pyetjet më bazike.
Juliana Nura dhe Mbresa Hajrullahu, janë dy nga finalistet e “BBVK”.
Ndonëse kanë arritur të mbijetojnë deri në fund në një format sfidues si “Big Brother”, duket se intelekti nuk u ka hyrë shumë në punë për sukses.
Këtë kanë lënë të kuptohet mbrëmjen e djeshme në një “quiz” të realizuar mes njëra-tjetrës, ku duhet të gjenin kryeqytetet e disa vendeve në Evropë.
Në një moment, Xhuli e ka pyetur Mbresën: “Kush është kryeqyteti i Gjermanisë”?
Duke qenë se Hajrullahu nuk e dinte përgjigjen e kësaj pyetje, është përgjigjur vetë Xhuli, duke e “dreqosur” akoma më shumë.
“Nuk është Berlini, as Frankfurti, por Mynihu”, ka thënë Xhuli.
Nga ana tjetër, Mbresa arriti të qëllonte disa kryeqytete të tjera, ndonëse nuk shpëtoi pa lënë një gafë me kryeqytetin e Italisë. Sipas Mbresës, kryeqyteti i Italisë është Milano.
Diskutime rreth kësaj post