Babë e bir janë përcjellë për në banesën e fundit në fshatin Stan Karbunara të Lushnjes. Bëhet fjalë për Roland dhe Elidon Hoxhën, dy viktimat e shpërthimit të fuqishëm dje në një zonë industriale të këtij qyteti. Siç mësohet nga gazetarja e Klan News Anila Sefa, i gjithë fshati ka marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Më herët familjen Hoxha e ka vizituar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Për mediat kanë folur fqinj të Rolandit, të cilët e kujtojnë si një njeri shumë punëtor e kryefamiljar të jashtëzakonshëm. Ata theksuan se ai kishte mbi 20 vjet që merrej me vinç dhe asnjëherë nuk kishte emigruar. Në punë e ndihmonin dhe dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve fatkeqësisht humbi jetën bashkë me të.
Diskutime rreth kësaj post