Ndonëse moti nuk ka qenë favorizues, studentët kanë vijuar protestën edhe ditën e sotme, teksa janë shprehur se do të ketë bojkot të mësimit edhe në ditët e tjera.
Më herët ata protestuan para Ministrisë së Arsimit, ndërsa tashmë po qëndrojnë me çadra nëpër duar para kryeministrisë.
Studenti Klajdi Bello është shprehur se “Disa media po censurojnë protestën tonë. Po planifikojmë të shtojmë të tjera kërkesa”.
Ndërkohë vlen për tu përmendur se një pjesë e studentëve kanë vendosur të mos protestojnë më, por të shkojnë në mësim pasi kanë frikë mos humbin vitin.
Diskutime rreth kësaj post