Pas deklaratës së PD, përmes zëdhënëses Floriana Garo, dhe publikimit të foto-dokumenteve, që sipas tyre dëshmojnë se Agron Kapllanaj ka përfituar “dhjetëra tendera me vlerë dhjetëra miliona euro të fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama”, ish-kryebashkiaku shkruan në Facebook se “Sali Berisha ka ngatërruar adresë”.
“Sali Berisha ka ngatërruar adresë. Mendon se jeton ende në kohën kur ai dhe familjarët e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender. Tani që kjo kohë ka mbaruar, numërojnë tenderat publikë si lek gjobash që u mungojnë në arkën e shtëpisë. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post