Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
Dy prej tyre të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi dhe një shtetas në kërkim kombëtar të dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatim të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017″, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.
Janë ndaluar shtetasit:
• Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak;
•Eduart Bukmishi 55 vjeç, banues në Sukth.
Në ngarkim të shtetasit I.Driza, Gjykata e Cantezaro / Itali, ka lëshuar urdhër arresti me Nr.157/05RMC datë 02.11.2005 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian si dhe paragrafi 73, i ligjit “Për drogat” Nr.909/90.
Maksimumi i dënimit është 22 vjet burgim.
Në ngarkim të E.Bukmishit, Gjykata e Cantezaro / Itali ka lëshuar urdhër-arrestin me Nr.157/05RMC, datë 02.11.2005, për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”parashikuar në nenet 3, 4 të ligjit Italian Nr.75/58.
Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 10.10.2017.
Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:
• Ernest Shutina 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Në ngarkim të shtetasit E.Shutina, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendimin Nr.785, datë 11.09.2014, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post