Ka ardhur në jetë fëmija e parë e vitit 2023, gjinia e të cilit është femër.
Fëmija ka ardhur në jetë në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Fëmija ka ardhur në jetë në orën 00:00. Prindërit e kanë quajtur vajzën Promisa, ndërsa një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”, i cili është quajtur Orjol.
Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut:
“Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol.
Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.
Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post