Katër shtetas shqiptarë të një moshë madhore kanë rënë në pranga të policisë greke.
Mësohet se të katër janë nën akuzën e vjedhjes në autobusë të telefonave e sendeve të tjera në Selanik.
Pas kontrollit që u është bërë në banesat e tyre u janë gjetur 11 celularë dhe 1 tablet, të cilat rezultojnë të vjedhura. Mediat greke kanë bërë të ditur dhe emrat e të arrestuarve, të cilat janë:
Arjan Duka 59 vjeç, pasi mosha e tij nga policia nuk është saktësuar ende. Enver Gjozi 52 vjeç, Artur Pinderi 57 vjeç dhe Skënder Herri 61 vjeç.
Diskutime rreth kësaj post