Strukturat e drejtorisë rajonale OSSH Tiranë vijojnë kontrollet tek linjat ku dyshohet se ka humbje në rrjet për shkak të veprimeve të paligjshme.
Konkretisht, në 24 orët e fundit janë “goditur” 3 raste subjektesh që abuzonin me energjinë elektrike, duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.
Dy objekte në zonën e Qesarakës ushtronin aktivitet privat, kurse një abonent, pronar i një vile 3 katëshe, duke qenë debitor ka ndërruar matësin, me shpresën se do “fshinte” detyrimet, por është zbuluar nga grupi operativ i Unazës së Re. Pronari dhe elektricisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy objektet private në Qesarakë.
Rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.
Diskutime rreth kësaj post