Një laptop i Shërbimeve Sekrete amerikane, që përmbante planimetrinë e kullës “Trump” mes shumë materialeve të tjera të ndjeshme, duket se është vjedhur nga automjeti i një agjenti në Nju Jork.
Laptopi, i cili ka qenë i mbrojtur nga kode, është rrëmbyer ditën e enjte, sipas asaj që konfirmojnë Shërbimet Sekrete.
Kompjuteri në fjalë ka pasur detaje mbi një hetim penal ndaj ish-kandidates demokrate Hillary Clinton, mbi përdorimin e një “e-mail”-i privat gjatë kohës që ka qenë Sekretare Shteti, sipas “ABC News”.
Policia po tenton të sigurojë kamerat e sigurisë për të identifikuar të dyshuarin. Shërbimet Sekrete kanë publikuar një deklaratë, ku thonë se “një punonjës i tyre ka rënë viktimë e një veprimi kriminal, në të cilin një laptop i Agjencisë është vjedhur”.
Agjencia shtoi se kompjuterat e saj “përmbajnë mjete të shumta sigurie, përfshi edhe kodimin e plotë të diskut, por nuk lejohet që të mbajnë informacione të klasifikuara”.
Edhe piketat e Shërbimeve Sekrete për presidentin Donald Trump, fushatën e Clintonit dhe Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara janë vjedhur së bashku me laptopin, sipas medieve amerikane. Sipas asaj që raportohet, mjetet janë vjedhur nga një çantë e ndodhur brenda makinës së një agjenti.
Çanta është gjetur, por laptopi ende jo, raportojnë mediet amerikane. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim.
Diskutime rreth kësaj post