Gianni De Biasi sot foli në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore me Bosnje-Hercegovinën në “Elbasan Arena”. Tekniku i kombëtares shqiptare u desh të përgjigjej ndaj shumë pyetjeve provokuese, por ia doli të ruajë qetësinë. “Unë nuk jam mësuar të fut hundët në punët e të tjerëve dhe nuk dua që të tjerët të fusin hundët në punët e mia. Mendoj që duhet të përqendrohet te ekipi i tij, në rastin konkret me sprintin final dhe duhet të përqendrohet tek ai”, – u shpreh italiani, i pyetur për reagimin e Sulejman Starovës, i cili quajti atë “trajner qokash”.
“Pse nuk tregova të vërtetën për Taulant Xhakën? Sepse jam 60 vjeç, kurse Xhaka është 25. Trajneri mundohet të mbrojë futbollistët e tij, ndërsa futbollistët duan që unë të tregoj të vërtetën deri në fund. Ndoshta është më mirë që jo. Lojtari duhet të respektojë vendimet e trajnerit dhe nëse ndonjëri e ndjen veten absolutisht më i forti, ta tregojë në fushë. Unë i kam dhënë gjithmonë këto mundësi. Janë disa momente kur unë kam bërë zgjedhje të ndryshme dhe duhet të pranosh zgjedhjet e trajnerit i cili është këtu për të mirën e ekipit dhe jo për te keqen.”
De Biasi ka këmbëngulur me idenë e tij se Xhaka është nxituar, duke thënë se forcën duhet ta tregojë në fushë, jo me deklarata. “Nëse unë e ndjej veten më të fortë se të tjerët, e tregoj në stërvitje, në fushë, kur luaj në ndeshjet me kombëtaren. Nuk është rastësi që të grumbulloj si futbollist, pasi paraqitesh mirë me klubin tënd. Por mund të ndodhë edhe që të mos luash.”
https://www.youtube.com/watch?v=sQ-ZYtgWLU8&feature=em-uploademail
Diskutime rreth kësaj post