https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154686219311523/
Kryeministri Edi Rama ka vizituar në spital një grua dhe djemtë e saj, të cilët për pak kanë humbur të parin e familjes ditën e djeshme, për shkak të bllokimit të rrugës nga ana e protestuesve të PD-së.
Këta të fundit nuk e kanë lejuar autoambulancën që të kalojë dhe e kanë mbajtur për rreth një orë, edhe pse brenda ndodhej një i sëmurë rëndë.
“Desh më vdiq burrë rrugëve”, i ankohet me lot kjo grua Ramës.
“Fali Zot se s’dinë ç’bëjnë.
Të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i’u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët, duhet ta shohin këtë video. Edhe të gjithë ata që nuk i’u përgjigjen thirrjes edhe pse janë anëtarë apo simpatizantë të PD-së, duhet ta shohin këtë video.
Ndërsa gjithë atyre të tjerëve që ishin kundër bllokimit të rrugëve dhe do ta shohin këtë video, u lutem të mos mallkojnë të gënjyerit nga frikacakët e ngujuar në Çadër, po thjesht të mos e harrojnë atë që do të shohin”, thotë Rama, ndërkohë që ka postuar videon më poshtë.
Diskutime rreth kësaj post