Tifozëria e zhurmshme nga Prishtina, “Plisat”, kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare një video ku shihen qartë tymueset dhe fishekzjarrët e hedhura në fushën e stadiumit “Renzo Barbera” në Palermo ku u zhvillua ndeshja Itali-Shqipëri, e cila u ndërpre për pak qaste.
https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/videos/10150857524459959/
“Plisat” duket se në shenjë të hakmarrjes për vendimin e kreut të Federatës së Shqipërisë të Futbollit (FSHF), Armand Duka për vendimin që atyre të mos u lejohet hyrja në duelin e shkuar ndaj Izraelit, hodhën fishekzjarre në fushën e stadiumit në Palermo.
Të shumta janë komentet e tifozëve në faqen e “Plisave” të cilët i kritikojnë për këtë akt, duke u thënë se nuk duhet të kishin gjetur këtë ndeshje për të shprehur zemërimin e tyre dhe duke u ulur kokën shqiptarëve para botës.
E të tjerë i përgëzojnë për këtë akt, duke u thënë se Federata e meritonte një përgjigje të tillë, që të mos tallet me tifozerinë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post