Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, në një dyqan ushqimor.
Policia sqaron se pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur shtetasi Agim Arapi, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, uniformat blu kanë sqaruar dhe mekanizmin e ngjarjes së rëndë, që rezultoi fatale për 51-vjeçarin.
Ja njoftimi i plotë:
Më datë 11.04.2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, ndodhi një konflikt për motive të dobëta, ku u plagos shtetasi Agim Arapi 51 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:
•Kostandin Ekonomi 54 vjeç, banues në Durrës;
• Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.
Të arrestuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin.
Mekanizmi i ngjarjes:
Palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta (për një tub aspirimi). Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë, I detyroheshin viktimës që ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.
Viktima i’ a ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.
Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushte. Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.
Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja me dashje”në bashkëpunim dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76, 25 dhe 279 të Kodit Penal.
Vrasja ne Durres e Agim Arapit by news-al
Diskutime rreth kësaj post