Pamje të turpshme për brezin e sotshëm janë ato që kanë ardhur pak më parë në JOQ.al. Në to duken një grup vajzash të reja, të cilat zihen me njëra-tjetrën. Brezat ndryshojnë, por me sa duket, problematikat dhe mënyra e ekspresivitetit të femrave në vendin tonë, veçanërisht në periudhën e adoleshencës, ngelet po e njëjta. Këtë herë ndeshemi me një fenomen të përsëritur, ku vajza gjimnaziste zihen mes tyre.
Me paturpësinë më të madhe dhe pa e marrë mundimin për të zgjidhur konfliktet e krijuara përmes fjalëve, komunikimit, bisedave, vajzat nxitojnë të tregojnë muskujt, si të ishin meshkuj vulgarë.
Ato kapen prej flokësh, ndërsa spektatorët e tyre, djemtë, bëjnë tifozllëk. Edhe pse disa mundohen të hyjnë në mes e t’i ndajnë, është thuajse e pamundur. Vajzat shahen me fjalë nga më të ulëtat dhe bëhen grumbull në këtë sherr të nisur vetëm nga dy prej tyre.
Gjithçka ndodh në oborrin e shkollës, në një prej gjimnazeve të Durrësit. Videoja flet shumë, ndërsa shqetësues është fati dhe e ardhmja e këtij brezi.
Diskutime rreth kësaj post