Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe mbështetjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Shënjestra”.
Puna për këtë operacion ka nisur që në datë 19 shtator 2016, procedim i rregjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, i cili u ndoq me metoda speciale të hetimit.
Si rezultat i këtij operacioni është goditur një grup me aktivitet të theksuar kriminal në zonën e Fushë-Krujës dhe Niklës, në fushën e krimeve kundër personit, pronës, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike
Në përfundim të veprimeve hetimore u konkludua në arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve, ndalimin e 7 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të 1 shtetasi tjetër, gjithsej 10 persona të penalizuar.
U arrestuan në flagrancë:
Klaudio Ismalaja, 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale ”Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” dhe ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike
Arbër (Astrit) Rryçi, 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.
U ndaluan:
Edison PULA 21 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78, 139, 152 dhe 278/4 dhe 22 e 25, të Kodit Penal
Edison BAMI 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e kryer në bashkepunim, “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga nenet 78 , 22 dhe 152 ,278/2 , 25 të Kodit Penal
Ilir CACA 45 vjeç, banues në Fushë-Krujë, efektiv i Policisë së Burgut (I.E.V.P) Zahari, Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim të parashikuar në nenet 139, 25 të Kodit Penal
Marklen HAKA 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë” të parashikuar në nenet 139, 134/2 dhe 25 të Kodit Penal
Muharrem SHETA 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar në nenet 134/2 dhe 283/2, të Kodit Penal
Fadjol ANAMALI 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale ”Falsifikimit të dokumentave të kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal
Arjan ADEMI 36 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumentave të kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
– O.C , 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar ne nenet 78, 22 dhe 152, 278/2 , 283/2 e 25 të Kodit Penal.
Ky grup kriminal dhe konkretisht shtetasit O.C dhe Edison Pula të ndihmuar dhe nga shtetasi Edison Bami, në datë 19.09.2016, kanë tentuar të vrasin me eksploziv shtetasin G.B.
Lëndën shpërthyese këta shtetas e kanë vendosur në mjetin tip “Touareg” me targa AA 020 BH që drejtohej nga shtetasi G.B. dhe aktivizimin e saj e kanë bërë në lëvizje, nëpërmjet celularit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Nikel – Fushë Krujë dhe drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur.
Shtetasi Arjan Ademi është punonjës, agjent i një kompanie celulare, ndërsa shtetasi Fadiol Anamali është pronar i dyqanit në Shkodër që ka shitur numrat celularë, të këtij grupi kriminal bazuar në dokumenta të falsifikuara dhe në emra të tjerë.
Në datë 7 nentor 2016, ky grup dhe konkretisht shtetasit Edison Pula, O.C, Marklen Haka dhe Klaudio Ismalaja në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 2 mjete ne aksin rrugor Krujë -Fushë Krujë, një autoveturë tip “Benz Mercedes” dhe një mjet tip furgon.
Në datë 19 dhjetor 2016, ky grup dhe konkretisht shtetasit O.C, Klaudio Ismalaja, Muharrem Sheta dhe Arber Rryci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar një sasi prej 110 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva nga Tepelena në drejtim të Krujës.
Në aksin rrugor Kavajë – Durrës këta persona kanë tentuar t’i shmangen postbllokut të policisë duke dalë në rrugën dytësore, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
Policia është vënë në ndjekje dhe ka arritur të bllokojë sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip “Mercedes Benz ML”, që transportonte lëndën narkotike dhe drejtohej nga shtetasi O.C, mjetin shoqërues tip Benz, që drejtohej nga shtetasi Klodian Ismalaj duke bërë dhe arrestimin në flagrancë të këtij të fundit.
Shtetasi O.C. ka mundur të largohet duke perfituar nga errësira.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë dhe shtetasi Arber Rryci dhe u ndalua shtetasi M. Sheta.
Në këtë operacion janë sekuestruar 4 mjete luksoze:
– mjet tip “Mercedes Benz ML”, në pronësi të O.C;
– një mjet tip “Benz Mercedes”, në pronësi të shtetasit K.Ismalaja
– një mjet tip “Benz Mercedes CLS”, në pronësi të A.Rryci
– mjeti tip “Benz Mercedes”, në pronësi të shtetasit Ilir Caca
Shtetasit Arber Rryci i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kartemonedhash, konkretisht 11.400 € dhe 95.000 lekë të reja, ndërsa shetasit Marklen Haka i janë sekuestruar kartmonedha në dollare, euro franga, paund britanike dhe 60 mijë lekë të reja si edhe 20 aparate celulare.
Shtetasit e mësipërm janë të dyshuar dhe për një sërë veprash të tjera të rënda penale, kryesisht grabitje nën kërcënimin e armëve, krime kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të cilat janë në fazën e dokumentimit ligjor për këta shtetas dhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me ta.
Për shkak të punes hetimore nuk mund te jepen të dhëna të tjera, që do te dëmtonin sekretin dhe ecurinë e hetimeve.
Diskutime rreth kësaj post