Gazetari Igli Celmeta tha se SPAK nuk e ka marrë ende në pyetje ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.
Duke qenë se gruaja e cila shfaqet në videon me Gjicin ka një kompani që ofron shërbime konsulence për biznese të treta, edhe fokusi i SPAK është pikërisht në këtë drejtim, për të kuptuar nëse nga marrëdhënia seksuale janë përfituar favore të tjera dhe Gjici ka shpërdoruar detyrën.
“SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në bashkinë e Kukësit gjatë kohës që në institucion ka qenë kryebashkiak zoti Safet Gjici dhe nëse gruaja në fjalë ka marrë tenderë ose projekte në emër të kompanisë së saj apo ka ndihmuar kompani të tjera për të marrë tenderë në bashkinë e Kukësit. Deri këtu janë hetimet nga SPAK, por dua të theksoj dhe faktin që SPAK ka siguruar materialin origjinal të videos ku shfaqet Safet Gjici së bashku me zonjën në fjalë para se ky material të publikohej në media. Materiali nuk është 2 minuta, është akoma dhe më i gjatë, ka dhe video të tjera që SPAK i ka disponuar dhe i ka marrë pasi ka marrë në pyetje dhe vajzën në fjalë. Para se materiali të dilte në rrjetet sociale dhe më pas në media, është marrë më parë nga Prokuroria e Posaçme dhe hetimi ka nisur më parë dhe sapo materiali u publikua në media pati një reagim të menjëhershëm të SPAK, reagim zyrtar ku deklarohej se ka nisur një hetim ndaj kryebashkiakut të Kukësit,” – deklaroi Celmeta.
Diskutime rreth kësaj post