“Checkup-i” ka qenë shkaku i radhës që ka nxitur “sherrin” gjatë debatit të kryeministrit Rama në “Opinion.” Rama ka deklaruar se nga parandalimi qeveria arrin të kursejë rreth 125 milionë dollarë. Por, ndërsa gazetari Blendi Fevziu e pyeste se ka vetëm 216 mijë shqiptarë që kanë bërë “checkup,” nga 400 mijë të parashikuar, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një fakt të rremë.
Më pas, Fevziu ka vazhduar të pyesë se qeveria jep 120 milionë euro për 10 vjet, shifër të cilën e ka shndërruar në 12 milionë euro në vit, e në fund, në 6 milionë euro në vit. Rama i është përgjigjur duke e quajtur gënjeshtar.
“E shikoni çfarë gënjeshtari?” – thotë Rama – “A e shikoni çfare kokrra e gënjeshtarit?” Ka qenë pikërisht kjo fjali e kryeministrit Rama ajo që e ka bërë gazetarin Fevziu të humbasë disi kontrollin gjatë këtij “sherri.” “Ore, kujt i thua ti gënjeshtar?” – i është drejtuar ai Ramës, ndërsa ka shtuar – “Nuk ke faj se deri në klasë të katërt ke bërë aritmetikë.”
Diskutime rreth kësaj post