Nuk jemi mësuar të shohim një kryeministër që t’i shkojë për vizitë në shtëpi një qytetari të zakonshëm, madje të drekojë me familjen e tij, por këtë e ka bërë sot Edi Rama. Pasi ka shpërndarë leje legalizimi në Cakran të Fierit, kryeministri i është drejtuar shtëpisë së Shahin Bashës në Hoxharë, banesa e të cilit u përmbyt disa muaj më parë.
Pasi ka marrë dëmshpërblimin e plotë, ai ka rikonstruktuar banesën.
Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohet nga ministrja e e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi të cilët po drekojnë sëbashku me familjen e Shahin Bashës.
“ERTV LiveJ – Në familjen e Shahin Bashës në Hoxharë, ku shkatërrimi nga përmbytja i ka lënë vendin normalitetit falë solidaritetit, nga momenti i parë deri në dëmshpërblimin e plotë nga qeveria?
Bashkë për Shqipërinë që duam”, shkruante kryeministri Rama para kësaj vizite.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154630627021523/
Diskutime rreth kësaj post