Ndërsa Donald Trump njoftoi se la spitalin dhe kundërshtoi fuqinë e koronavirusit në shëndetin e tij, Jill Biden po sigurohej që ajo dhe burri i saj, kandidat për president, të merrnin masa paraprake për të luftuar përhapjen e COVID-19.
Joe Biden dhe bashkëshortja e tij mbërritën në Miami dje, ku u pritën nga një sërë gazetarë. Në një moment që tani është bërë viral në rrjetet sociale, Jill i afrohet nga pas Joe-it ndërsa ai po fliste me gazetarët, duke e tërhequr disa hapa prapa në një përpjekje të dukshme për të mbajtur distancën e duhur sociale.
Videoja u postua fillimisht nga një prej anëtarëve të stafit të Biden i cili shkroi: “Gjej një partner që kujdeset për ty ashtu si Jill bën për Joe”.
Ajo është martuar me Biden 43 vite më parë në 1977-n, duke u bërë njerka e dy djemve të tij nga martesa e parë, nëna e të cilëve ndërroi jetë në një aksident me makinë në 1972-shin, bashkë me vajzën e tyre. Joe dhe Jill Biden kanë një vajzë Ashley, 39 vjeçe.
Ekspertët këshillojnë që njerëzit duhet të mbajnë një distancë pre 2 metrash me ata që nuk janë familjarët e tij dhe sigurisht që të mbajnë maskën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post