Ai u gjend në krye të listës së kandidatëve të Bashës për Vlorën, në mënyrë befasuese.
Pati spekulime se ka paguar për këtë gjë, duke qenë se është biznesmen.
Bëhet fjalë për deputetin Agron Shehaj, që dje ka mbajtur një fjalim që ka shkaktuar të qeshura në parlament.
Deputetët socialistë nisën të qeshnin në kor për mënyrën se si po referonte.
Shehaj ka kuptuar situatën dhe disa herë ka ndërprerë fjalën teksa deputetët e PS-së shpërthenin në të qeshura.
Shehaj përsëriste herë pas here “qeshni, qeshni”, më pas ndërpreu fjalën dhe i duartrokiti.
‘Një duartrokitje për ju, atë që deshët e arritët. Jeni bërë specialista.
E kuptoj që doni të më vini përpara se jam deputet i ri, por unë do vazhdoj”, u shpreh deputeti Shehaj.
Më pas fjalën e ka marrë deputetja socialiste Ermonela Felaj, e cila ka ironizuar situatën.
“Pak më parë ne qeshëm, jo pa të keq, por imagjinoni pak se çfarë mund të kenë bërë Jozefina, Majlinda dhe Astriti. Do kenë qenë duke shkulur flokët” – tha Felaj.
Diskutime rreth kësaj post