Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka shtyrë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë, për letërnjoftimet dhe targat.
Duke iu drejtuar kryeministrit, ai tha se është bërë “good guy” dhe se po vepron vetëm si po e urdhëron Bashkimi Evropian.
“Kurti me të vërtetë është good guy (djal i mirë). Por, është një problem këtu. Sikur të ishte nisur si good guy s’do të kishte dert. Por, është nisur si i fortë. Qe ku ka përfunduar. Shko para, shko mbrapa. Vetëm çka t’i thonë. Dhe a e dini kush? Lajçaku. Sepse atë e thërret Vuçiçi. Kjo është Kosova sot”, u shpreh Haradinaj.
Ai tutje tha se Kosova ka hyrë në “qorrsokak” dhe se për të dalë nga aty, “Kurti duhet t’i kryejë së pari detyrat e shtëpisë”.
“A do të zgjidhet kështu situata në veri? Ky është qorrsokak ku kemi hy. Për të dalë duhet më i krye punët e shtëpisë. Duhet me i rritë rrogat e policëve që po i dërgon në veri. Jepu shtesa, bleju çka ju duhet. Shtatori vjen shpejt e është marre Kosova sa herë të niset me u kthye mbrapa”.
Sipas tij, me qeverisjen e Vetëvendosjes, është hera e parë kur Kosova kthehet mbrapa në veri.
“Vetëm me qeverisjen e VV-së jemi kthye mbrapa në veri, kurrë më herët. Ma mirë është mos me u nis hiç. Imagjino sot më të respektuar janë serbët në veri se sa ti kryeministër, se për ty vendos tjetër kush. Tash në Bruksel ku është ftuar takimi do të diskutohet për diçka që s’duhej të diskutohej fare – për reciprocitetin. Më mirë është me shkua në Uashington dhe me përfunda marrëveshjen finale me Serbinë”.
Video:
Diskutime rreth kësaj post