Ndër të veçantat e këtyre zgjedhjeve është dhe futja në listat e deputetëve e ndonjë figure klerikale. Një prej tyre është kandidati i LSI-së në listën e qarkut Vlorë, i gjashti në renditje, Reni Bajrami. Ky është një pastor në Kishën Ungjillore të Delvinës.
Dhe, edhe pse fizikisht nuk mban veladon, së paku në publik, ai tashmë pretendon që të veshë dhe kostumin e deputetit.
Por nuk mbarron këtu. Pastori Barjami, në një të kaluar jo fort të largët, ka qenë pjesë e bandave të ‘97-ës, edhe pse në moshë minore. Në një video që qarkullon në yotuube, ai e vringëllin kallashin për mrekulli, duke qëndruar mbi tank. Mosha e vogël, siç dallohet qartë dhe në video, nuk e pengon që ai të shfaqet me një shpirt luftarak të vërtetë, duke qenë i veshur dhe me kamuflash, një pamje që të kujton skena me fëmijë të armatosur dhe kërcënues në vatrat e luftrave civile në disa vende të Afrikës.
Nëse iu referohemi psikologëve, kjo kategori fëmijësh vuan nga trauma dhe në mënyrën e të arsyeturit të gjërave të thjeshta, e jo më t’i besohet përgjegjësi e fateve njerëzore. Në këtë rast duhet parë dhe ligji i dekriminalizimit, nëse e përfshin dhe precedentin që, dikush që deri dje nën armë ka cenuar hapur rendin kushtetues, të arrijë më pas të zgjidhet deputet.
Po duke iu referuar psikologëve, këta individë me fëmijëri nën efekt militar, duheshin trajtuar klinikisht për të kaluar traumat në kushte post-lufte.
Diskutime rreth kësaj post