Tabutë e krijuara në shekuj e vështirë është të kalohen. Ndoshta për shumicën e shqiptarëve tingëllon çuditshëm po të dëgjojë për “Një plumb në pajën e vajzës”, apo për “çarçafë që vareshin në oborr” që të shihte gjithë lagjja se nusja e kësaj derë ishte e virgjër.
Pikërisht tabuja e virgjërisë, duket se është ende prezente në Shqipëri. Historia e një 36-vjeçari nga Burreli, që la bashkëshorten 48 orë pas martese, pasi pretendon që nuk e ka gjetur të virgjër, u tregua sot nga vetë ai në studion e ‘Emisionit me Zemër të Hapur”.
Avni Allmeti, që jeton në Durrës tha se ishte një njeri familjar që i pëlqenin zakonet dhe traditat e pikërisht për këtë vendosi të martohej me mblesëri. Ai pretendon të jetë gënjyer nga bashkëshortja për virgjërinë dhe prandaj e ka kthyer atë në shtëpinë e prindërve.
Kthimi, cënimi i nderit të nuses ka shkaktuar shqetësim tek familja e saj, të cilët e kanë kërcënuar 36-vjeçarin me jetë, e për këtë ai është ngujuar brenda banesës së tij.
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” Avniu tregoi njohjen me bashkëshorten, po ashtu edhe se kishte pasur shumë femra të tjera para saj, gjë që e bënte ekspert në njohjen e tyre.
Balkan Web
Diskutime rreth kësaj post