VIDEO/ Kur parashikimi i motit jepet me veshjen e gabuar
Një prezantuese motit në një televizion të Los Anxhelesit në SHBA ka zgjedhur veshjen e gabuar për të prezantuar motin.
Duke mos mbajtur parasysh faktin që duhej të dilte para ekranit të gjelbër, Liberte Chan zgjodhi ngjyrën e gabuar të fustanit. Por sapo doli para projektorëve, veshja e saj u bë një me sfondin duke treguar motin në pika të caktuara.
Megjithatë, për fatin e saj të mirë, në ndihmë i erdhi një folësi në studion e televizionit KTLA 5, i cili menjëherë i ofroi xhaketën e vet për ta veshur.
Diskutime rreth kësaj post