“Bastard, halabak, plehra, fundërrinë, trafikant droge”.
Me këto fjalë i drejtohet kryetari i degës së PD në Lushnje, Myslim Murrizi, një punonjësi të policisë rrugore në Tiranë, i cili e ka ndaluar atë për shkak të mosvenies së rripit të sigurimit.
Në videon e publikuar nga vetë Murrizi në rrjetin social Facebook, duket qartë momenti i ndalimit dhe kontrollit të dokumenteve nga polici i rrugores.
Aty dhe dëgjohen fjalët e rënda si “bastard, halabak, plehra, fundërrinë apo dhe trafikant droge”, me të cilat Murrizi i drejtohet policit, ndërsa ky i fundit ruan qetësinë.
Pavarësisht fyerjeve dhe tensionimit të situatës nga kryetari lokal i PD-së, polici bën detyrën duke e gjobitur atë për shkeljen në rrugë. Murrizi pritet që të jetë një nga zyrtarët e lartë të Republikës së Re të Lulzim Bashë.
Diskutime rreth kësaj post