Në këtë video, të postuar nga dyqani, shihet një blerës i ngathët i cili aksidentalisht shkatërron katër televizorë të rinj të stërmëdhenj me vlerë mbi 5 mijë euro.
Konsumatori është kapur nga kamerat CCTV duke rrëzuar televizor të modelit më të ri të Panasonic e Samsung në një dyqan në As Austell, Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar.
Blerësi shihet duke i hedhur një sy një televizori të shfaqur në hyrje të dyqanit, por kur përkulet poshtë, ai aksidentalisht rrëzon një TV i cili pastaj godet tjetrin, dhe duke u zmbrapsur nga pas ai godet edhe dy të tjerë, transmeton koha.net.
Asistent menaxheri i dyqanit, Mile Collins ka thënë për MailOnile: “Ishte shumë shokuese për ne, dhe kemi humbur shumë nga ky aksident”.
“TV janë të siguruara dhe ne kemi dërguar ata prapa, për ti riparuar dhe të shikojmë se sa shumë dëme u janë shkaktuar atyre. Janë në pyetje shumë para, secili kushton më shumë se 1 mijë euro”, ka shtuar ai.
Diskutime rreth kësaj post