Është shoqëruar me debate dhe replika mbledhja e Komisionit të Integrimit. Përfaqësuesi i PD, Genc Pollo ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitës ka lidhje me ish ministrin Saimir Tahiri.
Pas replikave ministri Ditmir Bushati ka braktisur mbledhjen.
Debatet:
Bushati: Ka 2-3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar .
Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?
Bushati: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm
Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë
Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin
Pollo: Fshehja e pisllëqeve nen qilim nuk i shërben ndershmërisë. Të respektojmë etiken e të respektojmë njeri-tjetrin. Ishit ju i pari që provokuat me sjellje prej rrugaçi .
Bushati: Kërko ndjesë për fjalorin prej bagabondi. Unë nuk kam fyer asnjë. Saliun kuq nuk e bën dot me mua. Fjalorin rrugaç unë nuk e pranoj sepse dua të mbroj dinjitetin tim dhe të shtetit shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post