Video me zë dhe figurë që gazetari Artan Hoxha deklaroi se ekziston për Edi Ramën, ditën e djeshme në Facebook, shfaq një takim në një lokal në rrugën “Zaho Koka”, në Vlorë, gjatë fushatës elektorale të këtij viti.
Lajmi është publikuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion, nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Në këtë video dyshohet se shfaqen eksponentë të lartë të PS-së në shoqërinë e personave me rekorde kriminale.
“Te pjesa e videos, fushata e 2017 ka pasur një problematikë të madhe, ato takimet që kanë bërë, aty ku lejohej regjia, kamerat kanë transmetuar, por s’kemi parë pjesën tjetër, ato takime që kanë bërë me mbështetësit apo financuesit e fushatës.
Ne takime gjatë fushatës ka pasur sic në emisionin e kaluar na dolën disa foto, dhe bëmë një shpjegim, dhe gjatë fushatës, do bëhet një mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë cdo personazh që mund t’u sigorojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmimie, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur.” – u shpreh gazetari Artan Hoxha .
Diskutime rreth kësaj post