Presidenti amerikan, Barack Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, djaloshin me origjinë shqiptare, Alex.
Alex është 6-vjeçari, i cili gjatë muajit shtator u bë i njohur, pasi i shkruajti një letër presidentit Obama, ku thoshte se ai dhe familja e tij donin të pranonin në shtëpinë e tyre fëmijën sirian, Omran Daqneesh, djaloshi që u shfaq në një video i mbuluar nga gjaku dhe pluhuri pas bombardimeve në Aleppo.
Obama i tha Alex se ishte ndierë vërtet krenar për të, kur lexoi letrën si edhe se shpresonte që mirësia dhe dashuria e tij, t’i bënte edhe të tjerët të ndiheshin ashtu si ai.
Diskutime rreth kësaj post