Ndonëse u proklamua se Ligji i ri i trafikut në Kosovë i ka “frikësuar” deri në njëfarë mase shoferët, duke publikuar statistika të aksidenteve por edhe të tiketave të shqiptuara, të cilat thuhet se kanë rënë në masë të madhe, ka të tillë që nuk mërziten për ligjin.
Kjo dëshmohet më së miri në një video që do ta shihni më poshtë, e cila u publikua para pak kohe në Youtube, e që thuhet të jetë incizuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Koha.net.
Në video shihet fillimisht rruga, e pastaj edhe tabela e instrumenteve ku shfaqet shpejtësia me të cilën lëviz vetura.
Mercedes Benz CLS 350 është vetura e incizuar, e cila e ka të limituar shpejtësinë maksimale në “vetëm” 260 km/h.
Shikojeni videon më poshtë:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Diskutime rreth kësaj post