Pavarësisht urdhrit për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla, diskutimeve dhe ndërgjegjësimit të nxënësve në ditët e para të shkollës, gjimnazistët nuk e kanë zbatuar urdhërin, ata kanë shkuar me celularë në mësim. Kamera e “KlanPlus” ishtë në dy nga gjimnazet e Tiranës, “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri”. Pas tre ditësh ndërgjegjësin, stafi i mësimor është detyruar të vendos në zbatim grumbullimin e celularavë pasi nxënësit nuk i ishin bindur urdhëri.
Ky urdhër nuk është pritur mirë nga nxënësit. Disa prej tyre e e cilësojnë të domosdoshëm celularin për të komunikuar me familjen.
Në gjimnazin tjetër, atë “Sami Frashëri”, nxënësit me sa duket nuk ndahen ndot nga telefonat. Atyre u është kërkuar të mos përdoren gjatë procesit të mësimit, por në 5 minutëshin midis orëve të mësimit ose në pushim e madh ata i rindezin dhe janë me telefona në dorë.
Drejtoresha e këtij gjimnazi, Teuta Dobi tregon se ende nuk ka një udhëzim të qartë se si do të bëhet zbatimi i këtij urdhri. Por çdo gjë do të diskutohet me partnerët kryesor të shkollës, që janë prindërit, pasi nuk duan të kenë kundërshtime nga ana e tyre. Kujtojmë se ishte kryeministri Edi Rama që deklaroi i prerë: “Kush merr telefonin në shkollë do ti sekuestrohet madje do ti asgjësohet”.
Video:
Diskutime rreth kësaj post