Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakruar nga detyra gjyqtarin Besim Trezhnjeva, i cili nuk ka justifikuar një pasuri prej 20 milionë lekësh të reja.
Trezhnjeva është edhe një prej kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Më herët vetë gjyqtari ka deklaruar se e gjitha pasuria e tij është e vendosur në përputhje me ligjin, nga puna e tij, e bashkëshortes dhe vajzës.
Por KPK, me verifikimet e kryera arriti në konkluzionin se burimet e deklaruara nga Trezhnjeva nuk justifikojnë pasurinë e vendosur prej tij.
Trupa gjykuese që shkarkoi Trezhnjevën përbëhej nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.
Pas vendimit, Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit e cilësoi të padrejtë vendimin.
“Ne kërkuam të bëhej ekspertimi për një proces ligjor, nuk na e pranoi kështu që vendimi na u duk i padrejtë, i parregullt, hetim të thelluar administrativ nuk kishte. Këto janë precedentë që do jenë të rezikshme për gjyqtarët e tjerë”, deklaroi gjyqtari i Trezhnjevës.
Diskutime rreth kësaj post