Pas kthimit në Kuvend të ligjit për Vettingun në Polici, Ministri Sandër Lleshaj i është përgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Metës. Nga Komisioni i Ligjeve ky raportoi para deputetëve për ndryshimet në ligj, ku dhe bëri shpjegimin e tij, Lleshaj tha se Presidenca është paragjykuese në argumentet e saj..
Lleshaj tha se vettingun në polici i takon ta realizojë SHÇBA, e cila është direkt nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.
“Bindja presidenciale se procesi do të keqpërdoret politikisht nga Ministria e Brendshme është absurde. Kjo nuk mund të lejohet, që të paragjykohet një institucion Kushtetues siç është Ministria e Brendshme, aq më shumë Presidenti i Republikës.
Është krejtësisht e papranueshme, që të kemi një paranojë nga Ministria e Brendshme.
Ministria bën drejtimin politik të këtyre institucioneve, jo partiak, por nuk mund të mendohet që të krijohen struktura jo kushtetuese, duke paragjykuar se Ministritë nuk na bëjnë punë.
Argumenti për pavarësinë është përtej absurdit, pasi procesi është parashikuar në ligjin e vjetër që vetingu të bëhet nga strukturat e brendshme të Ministrisë.
Argumenti i kohës, pretendimi i Presidentit se po i japim më shumë kohë, do vihen në presion personat subjekt të këtij ligji. Shumë mirë, le të ndihen nen presion personat që janë pjesë e policisë. Nëse ata kanë probleme me vetingun, shumë mirë që duhet të ndihen në presion. Ata që s’kanë ndonjë mizë nën kësule nuk kanë pse ndihen nën presion.
Ju ftoj që t’i qëndroni vendimit të mëparshëm dhe ta rrëzoni dekretin e Presidentit, pasi me këtë ligj ne i japim një ritëm të ri procesit të vetingut, që duhet të kryer në kohën më të shpejtë dhe me ritmin e duhur”, ka thënë Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post