Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar me një shenim në faqen e tij në Facebook, konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.
Ajo e kaloi sot vettingun edhe pse ndaj saj kishte shumë akuza si nga faktori i brendshëm ashtu edhe nga përfaqësursit e huaj të monitorimit të procesit të vettingut.
Në fakt, Manjani ka fituar një bast të vendosur më 22 janar për të cilin thotë se nuk do donte ta kishte fituar.
Ai e cilëson të turpshme konfirmimin e Prelës dhe shton se shumë të tjerë u ndëshkuan dhe pse kishin më pak probleme se ajo.
Ja postimi i plotë i Manjanit
Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë!
Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!
Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.
Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës!
Turp!
Diskutime rreth kësaj post