Nga Saimir Blloku
Pas një lojë nervash duket sikur gjërat morrën rrugë, rrugë e cila kishte humbur rrugën për vete.Ishte krijuar përshtypja që drejtësia ishte masë për popullin dhe atribut për elitat. Drejtësinë e kërkuar për gjithë rrugëtimin e tranzicionit, e kthyer në gangren per qytetarët dhe kurth për të përfituar ato të cilët qenë bekuar të ishin pjesë e sistemit të drejtëtsisë.
E pra, terë këto vite ishin kthyer në arenë përplasje e dramash njerëzore nëpër dyertë e drejtësisë, madje ishin venë baste e çmime për ta perçudnuar e për ta rrudhur atë në duart e disa njerëzve të cilët e kishin marrë peng.
Kjo është panorama që ne kishim renë dakort, madje e kishim pranuar si të pafuqishëm për tju kundërvenë për ti thënë mjaft. Pra ishim imunizuar, madje dhe e kemi lakmuar pasurinë e pushtetin e tyre duke e imagjinuar edhe veten tonë aty.
Tmerr sa shumë kohe e humbur, sa shumë larg aspiratave që kishin ëndërruar prinderit tanë pas lirimit të prangave të komunizmit. Vijmë sot pas një zvarritjeje për reformën në drejtësi e cila se fundmi e kaloi edhe pragun e fundit në kushtetutë. E kaloi këtë prag pas shumë prapaskenash që mbase s’do ti marrim vesh kurrë.
Çfarë e vonoi kaq shumë ?
Cili ishte çmimi që u pagua?
Me çfarë u shkëmbye?
Ndërkombëtarët thonë që kjo do jetë drejtësi për popullin dhe jo më në kurriz të tyre. U pa që gjatë vonesa e teknikaliteteve diçka fshihej, diku s’po arrihej një kompromis.Fatmirsisht kësaj loje i erdhi fundi, ama ishte një lojë veçse ku kualicioni qeverisës edhe pse në qejfmbetje arritën ta gjejnë gjuhën dhe ta çojnë përpara atë që e quajtën ilimuminim për shoqerinë shqiptare.
Po në fakt kjo ishte “padrejtësia” më e madhe që u be. Kjo reformë që pretendohej të ishte atakuese pikërisht ndaj zgjedhës politike, kjo e fundit ra pre e kushteve të tyre. U ble ashtu siç ishte blerë apo kërkuar si favor gjatë gjithë këtyre vitesh tranzicion. Shpresoj shumë mos të jetë dhenë me klering kjo reformë sa për te kënaqur ndërkombëtarët. E nëse është kështu, nuk e dua. Beni ç’të doni me të.
Diskutime rreth kësaj post