Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e Artan Brocit. Me dy vota pro dhe një kundër, Broci bëhet anëtari i pestë i Gjykatës së Lartë që digjet nga procesi i rivlerësimit.
Trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Broci drejtohej nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Etleda Çiftja.
“Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin e subjektit Artan Broci,” tha në seancën e shkurtër të shpalljes së vendimit kryesuesja Pine.
Para marrjes së detyrës,në vitin 2003 Artan Broci zotëronte një pasuri familjare me vlerën e 7.2 milionë lekësh të deklaruara pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Ndërkohë, në fund të vitit 2017 pasuria e tij familjare është rritur me më shumë se gjashtë herë, duke kapur vlerën e 44.5 milionë lekëve. (TemA)
Diskutime rreth kësaj post