Lëvizja Vetëvendosje organizoi të shtunën një tubim me qytetarë, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në fjalën e mbajtur me këtë rast u shpreh se me marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit, po rrezikohet pavarësia e Kosovës.
“Ne po përpiqemi të shpëtojmë nga kthetrat qytetar nga qeveria. Dua t’ju falënderoj për përpjekjet e tuaja për të ngritur zërin. Përveç Albin Kurtit janë arrestuar dhe aktivistë të tjerë. E gjithë kjo që po ndodh është përpjekje e qytetarëve, opozitës së bashkuar me kërkesat dhe ndërhyrjet e republikës së Serbisë në Kosovë. Duhet të vihet në diskutim statusi i Kosovës, a do jetë Republikë apo jo”, tha Ymeri.
Zajednica, sipas Ymerit “ka karakter përjashtues për të tjerët që jetojnë në territorin e Kosovës se Zajednica përfaqëson vetëm interesat e serbëve të Kosovës, pra në territoret ku jetojnë serbët ata ngulin këmbë që në çdo institucion të jenë të udhëhequr vetëm nga serbët”.
“Komunat me shumicë serbe kanë rezerva të shumta si ujore, humbja e kontrollit mbi liqenin e Ujmanit e lë pa mundësi energjetike, Kosovën. Aty gjenden minierat më të pasura si Trepça në Mitrovicë, resurset në pjesën veriore. Me mbrojtjen e jetës së serbëve, Serbia merr në kontroll resurset ekonomike”, tha ai.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Albin Kurti pohoi se opozita është për stabilitet në rajon dhe Kosovë. “Ne jemi për stabilitetin rajonal dhe atë të Kosovës. Mirëpo më shumë për qejf, ne kemi fjalët zhvillim drejtësi. Ndaj ne mund të kemi paqen dhe stabilitetin. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia kundër nesh”, tha Kurti.
Diskutime rreth kësaj post