Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka radhitur katër dështimet siç i quan ky subjekt politik, më të mëdha të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).
Sipas “Vetëvendosjes”, Ministra e Punëve të Jashtme e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi, kjo ministri ka dështuar në prurjen e njohjeve të reja, transmeton zeri.info.
Dështim tjetër “Vetëvendosje”, e ka radhitur edhe mos-anëtarësimin në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, mos-anëtarësimin e Kosovës në UNESCO si dhe mos-liberalizimin e vizave.
Diskutime rreth kësaj post