Një veteran 100-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, i cili është bërë i famshëm në TikTok ka takuar fansat e tij në një udhëtim në Normadi për 79-vjetorin e D-Day.
Jake Larson, i njohur me “Papa Jake” në internet, ka më shumë se 615,000 ndjekës të cilët janë kuriozë të dëgjojnë histori të ndryshme dhe përjetime të tij gjatë luftës.
Në Normandi, disa nga ata ndjekës brohoritën Larson dhe kërkuan foto pothuajse në çdo ndalesë gjatë vizitës së tij.
“Unë isha thjesht një djalë fshati. Tani unë jam një yll në TikTok, “tha ai për Associated Press.
“Mund të më shohësh gjithandej. Papa Jake! Unë jam një legjendë!”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post