Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i japin ultimatum drejtuesve të institucioneve dhe partive politike se nëse nuk i marrin pagat e tyre deri të premten, ata nuk do të dalin për të votuar në këto zgjedhje që do të mbahen të dielën dhe kërcënojnë edhe me organizmin e protestave para Kuvendit.
Kështu ka deklaruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili theksoi se tash e tre muaj veteranët nuk i kanë marr pensionet. Gucati tha se veteranë janë në gjendje të rëndë financiare, ngase paga e fundit për ta ka qenë 52 euro në muajin gusht.
Në një intervistë për KosovaPress kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi që ta votojnë sa më parë rishikimin e buxhetit për të dal nga kriza financiare që kanë ish ushtarët e lirisë.
“Nëse pagat nuk dalin deri të premten, frikën dhe llogarinë duhet ta mbajnë partitë politike për votat e tyre, sepse ka veteranë që nuk do të votojnë fare për shkak të hidhërimit që nuk i kanë marrë pagat qe tre muaj.
Edhe nuk jam i detyruar të dal t’iu them veteranëve dilni votoni subjektet politike apo kandidatin e juaj të preferuar për arsye se kanë të drejtë veteranët me u hidhëruar në këtë aspekt.
Unë i kisha bërë apel Parlamentit dhe ministrave të Qeverisë që t’i lirojnë mjetet sa më shpejt dhe sa më parë, mos të na detyrojnë neve të dalim në rrugë”, u shpreh Gucati.
Madje, Gucati ka kërkuar nga Qeveria që të paktën t’u kërkohet falje veteranëve për këto vonesa të stërzgjatura, dhe siç tha ai, ‘të dalin në lëkurën e veteranëve’ sikur të mbeteshin pa paga deputetët dhe zyrtarët qeveritarë.
Diskutime rreth kësaj post