Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është përfshirë në debatin për prezencën e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend. Në fjalën e tij, Shehu tha se të gjithë e mirëkuptojnë Ramën nëse është i lodhur, e se mund të mblidhen një ditë tjetër.
“Nuk ndodh në asnjë vend të botës kjo gjë që kryeministri të fshihet pasi ka sjellë disa letra dhe pastaj të ikë. Është e palogjikshme, tregoni dimensionin tuaj si kryetare parlamenti, ndërprisni seancën, nesër në mëngjes me ditë të re dhe vijmë të gjithë të nisim debatin tonë. Ndoshta kryeministri është i lodhur dhe njeri është edhe ai, e kuptojmë. Vetëm tek Kim Jong Un mund të ndodhë kjo gjë,” – tha Shehu.
Diskutime rreth kësaj post